Meta ‘vetëofrohet’ si kandidat për Bashkinë e Tiranës, ironia e Spahiut: Po gabon, lali Eri mund ta emërojë me qejf zv/kryetar

Ditët e fundit poflitet ne media se Presidenti Ilir Meta ka vendosur të zbresë vetë në fushë të meidanit dhe do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme vendore përballë Erion Veliajt në Tiranë.

Por, emri i Metës nuk është i vetmi, pasi nga qarqet e opozitës po përflitet me zell të madh edhe aktori Julian Deda.

Me sa duket, opozita po studion shume emrin që do t’i nxjerrë përballë Veliajt e ky turravrap po sjell “perla” në portalet dhe faqet mediatike.

Për këtë ka reaguar edhe Kreshnik Spahiu me një koment pikant: “Meta gabon që kandidon për Tiranën. Eri mund ta emërojë me qejf zv/kryetar bashkie”, ka shkruar ai./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT