“S’ka paqe pa Krimenë dhe Dondasin”/ Putin ‘injoron’ takimin me Guterres, i përcjell kushtet me Lavrov

Shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka vizituar ditën e sotme Moskën, në përpjekje për të bindur Vladimir Putinin për armëpushim, pasi të dërguarit e tij dështuan.

Megjithatë, Putini vendosi ta injoronte vizitën e tij, duke dërguar Sergey Lavrov për ta pritur. Guterres shprehu kërkesat e tij, duke thënë se është i shqetësuar për shkeljen e të drejtave të njeriut në Ukrainë, dhe për bombardimet në korridoret e evakuimit për civilët.

“Jemi jashtëzakonisht të interesuar të gjejmë mënyrat për të krijuar kushtet e një dialogu efikas, ato të arritjes sa më shpejt që të jetë e mundur të një armëpushimi, e sigurisht dhe kushtet për një zgjidhje paqësore të këtij konflikti”.

Lavrov nga ana e tij premtoi bashkëpunim për të lehtësuar një përgjigje humanitare, ndqërsau përpoq të justifikonte sulmet ndaj Kievit.

“Situata në Ukrainë është kthyer në një katalizator për një numër të madh problemesh, të cilat janë akumuluar gjatë dekadave të fundit në rajonet evropiane dhe Atlantike. Perëndimi i ka përbuzur prej vitesh parimet e multilateralizmit, e ka ndërmarrë taktika të futjes në arenën botërore të rendit të njëanshëm botëror që ai të qëndrojë përgjithmonë”.

Lavrov përcolli dhe kushtet e Putinit për një armëpushim, që janë aneksimi i Krimesë dhe Dondasit pa kundërshtim dhe njohjen e tyre si territore të Rusisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT