Sherri për një foto/ Djemtë e Tom Doshit goditën me shufra hekuri 38-vjeçarin në Bllok, rrahën edhe efektivin e policisë

Dy djemtë e Tom Doshit janë përfshirë në një konflikt fizik dhe si pasojë janë shpallur në kërkim nga policia.
Sipas informacioneve mësohet se njëri prej djemve të Doshit është konfliktuar me shtetasin R.S në zonën e Bllokut në kryeqytet.
Bëhet e ditur se sherri fizik i të dyve ka nisur për shkak të një fotoje instagrami. Pak pas ngjarjes, djali i ish-deputetit është rikthyer me të vëllain dhe truprojën Eduart Laskaj.
Ata kanë goditur me sende të forta dhe shufër hekuri 38-vjeçarin. Ai është larguar nga aty dhe ka lajmëruar forcat e policisë duke i kërkuar ndihmë. Menjëherë forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë parë të riun të gjakosur.
Por prania e forcave të policisë, nuk i ka bërë përshtypje djemve të Doshit, të cilët kanë vazhduar të godasin 38-vjeçarin.
Në këtë moment ka ndërhyrë dhe polici, por ata kanë goditur dhe punonjësin e policisë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
James dhe Marcos Doshi, dy djemtë e Tom Doshit, janë shpallur në kërkim sot nga Policia, të akuzuar se kanë rrahur një person dhe më pas kanë dhunuar edhe efektivët e policisë.
Ngjarja është regjistruar në zonën e ish-Bllokut, ku James Doshi, 22 vjeç, vëllai i tij, Marcos 20 vjeç dhe shoku i tyre, 34-vjeçari Eduart Laskaj i arrestuar, janë përfshirë në një konflikt me një 38-vjeçar, duke e goditur atë me sende të forta. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, por tre të rinjtë nuk i janë bindur efektivëve, duke i kundërshtuar dhe më pas i kanë goditur. Laskaj ka deklaruar se sherri me 38-vjeçarin kishte nisur në rrjete sociale dhe më pas agravoi në ish-Bllok.