“Rishfaqet” Saimir Tahiri nga burgu, dorëzon rekursin dhe kërkon pezullimin e dënimit

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka depozituar së fundmi rekursin në Gjykatë për pezullimin e dënimit me burg.

Sipas arsyetimit të paraqitur në rekurs, Tahiri pretendon se vendimi i Apelit është marrë në kundërshtim me ligjin.

“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, më datë 26.04.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u depozitua dhe u regjistrua rekursi nr. 79, datë 26.04.2022, paraqitur nga i pandehuri S.T., ndaj vendimit nr. 03, datë 04.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin u deklaruan fajtorë të pandehurit S.T. dhe J.Ç. për veprat penale të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Pezulloni vendimin, është kundër interesave te mia! Gjykata nuk ka vepruar drejt sepse më ka dënuar jashte kompetencave te saj”, thuhet në rekursin e Tahirit.

Kujtojmë e Tahiri është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg dhe po e vuan dënimin e tij në burgun e Fierit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT