“Do të krijojë Shqipërinë e madhe”/ Kryeministrja serbe sulmon ashpër Kurtin: Hitler i vogël

Kryeministrija e Serbisë, Ana Bërnabiç nuk i ka kursyer akuzat ndaj homologut të saj kosovar, Albin Kurti, në daljen e saj të fundit publike.
Teksa po komentonte marrëdhëniet mes Beogradit dhe SHBA-ve ajo foli për një bashkëpunim më miqësor mes dy vendeve, teksa shtoi se tashmë Uashingtoni ‘dëgjon dhe anën e histroisë së Serbisë”.
“Ajo që ka ndryshuar është se ata tani dëgjojnë edhe anën tonë të argumenteve. Ata janë më eksplicit se BE-ja në kritikat ndaj Prishtinës dhe Albin Kurtit, për atë që nuk është bërë dhe për qëndrimin e tyre të pasinqertë në detyrat për marrëveshjen e Asossacionit.”-, ka thënë Brnabiç
Ndërsa e pyetur për komentet e ministrit të Jashtëm serb, Nikolla Selakoviç, i cili e quajti Kurtin “Hitler i vogël”, ajo e mbështeti këtë deklaratë, teksa shtoi se ai po përpiqet të krijojë “Shqipërinë e Madhe.
“Ai po përpiqet ta krijojë një Shqipëri të Madhe dhe kjo është ajo që propaganduan dhe nazistët. Është adekuate ta quash Kurtin Hitler i vogël”-, tha Bërnabiç.