“Berisha përfaqëson botën e përtejme”/ Rama zbulon kë do donte të vendoste si president: Do ishte i shkëlqyer

Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes së kryesisë të Partisë Socialiste, ku u diskutua në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

I pyetur nëse do të negocionte me Sali Berishën dhe Komision in e Rithemelimit për këtë çështje, në një moment kur PD drejtohet nga ata, Rama ironizoi duke thënë se Berisha përfaqëson botën e përtejme.

“Nuk ka akoma një proces. E kam thënë dhe e përsëris që është shumë e qartë vija e kuqe për ne. Ne nuk bëjmë asnjë negociatë dhe nuk kemi asnjë komunikim për të ardhmen me atë që në funksion të politikës është përfaqësues i botës së përtejme.”– Tha Rama.

Ndër të tjera Rama zbuloi dhe emrin që ai do donte të merrte postin e kreut të shtetit.

“Kushtetuta jonë ka parashikuar që president nuk mund të zgjidhet dikush që në 10 vitet e fundit nuk jeton në Shqipëri. Ne do kishim vënë Hashim Thaçin president. Do ishte president i shkëlqyer për Shqipërinë dhe Kosovën. Por fatkeqësisht për momentin ai nuk është qytetar i lirë pasi ndaj tij po zhvillohet një proces, mos më bëni të them se çfarë procesi është”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT