Sazan Guri tregon arsyet e vetëshpalljes si kandidat për President: Do të kisha pushtet për…

Ambientalisti Sazan Guri  ka treguar arsyet e vetëshpalljes kandidat për President të Republikës së Shqipërisë.

Ai tha mbrëmjen në “ABC  News” se nëse do të zgjidhej President, do të kishte më shumë pushtet për zgjidhjen e shumë çështjeve madhore, ku përfshihet dhe ajo e kufijve.

Pjesë nga biseda:

Koka: Për çfarë do të bëhesh president ti?

Guri: Sepse pushteti nga vetë fjala, krah, ka krahë, se sa më poshtë të jem aq lodhemi dhe arrijmë pak, ndërkohë duke qenë në një pozicion më të lartë, duke pas integritetin do bëj shumë.

Koka: Po çfarë do bësh?

Guri: Do bëj mbrojtjen e kufijve të detit që kam doktrinë historike.

Koka: Si do e mbrosh ti?

Guri: Një president ku i anashkalohet shkuarja në Hagë vetëm me një kërkesë të njërës palë, me doktrinën juridike, me konsultim me 40 gjeneralë, me doktrinën e naftës, me doktrinën historike, pra me këtë lloj qasjeje, aktivizim të historianëve, intelektualëve, do i them kryeministrit me pambuk që do bëhen këto hapa.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT