“E keni budallallëkun në ADN”, PD kërkon ndëshkimin e Ramës: Nuk jemi kope delesh!

Tritan Shehu ka kërkuar ndërprerjen e seancës parlamentare dhe ndëshkim të kryeministrit Edi Rama.

Deputeti thotë se është ndjerë i ofenduar nga retorika e shefit të qeverisë.

“Unë nuk jam as kope, as budalla, por deputet i nderuar. Të ndërpritet Kuvendi dhe të ndëshkohet Edi Rama për gjuhën e përdorur. Ne jemi opozitë dhe fjalën kemi”, tha Shehu.

Më herët Rama u shpreh se: Budallëku në familjen tuaj është sëmundje ngjitëse, e keni në AND-në e partisë tuaj që të trashëgoni budallallëkun brez pas brezi dhe që ta bazoni të gjithë përsiatjen publike mbi të marrurit e njerëzve për budallenj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT