“Është ‘maloke’, nuk e do partia”, zbardhen përgjimet për shkarkimin e Elisabeta Imerajt

Ditën e djeshme Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkoi nga detyra kryeprokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj. Pas shpalljes së vendimit Imeraj tha se ky vendim është marrë për shkak të origjinës së saj dhe në përgjimet e anëtarëve të Vettingut ky fakt del zbuluar.
“Syri.Net” ka arritur të zbardhë bisedat telefonike mes dy anëtarëve të Komisionit të Vettingut. Në bisedën mes tyre thuhet se Imeraj është e aftë por që do shkarkohet në Apel pasi është “maloke” dhe partia nuk e do. Biseda telefonike është zhvilluar mes numrave 0694505727 dhe 0694505728, që janë anëtarë të Komisionit të Vettingut.
Bisedat telefonike të zhvilluara mes dy anëtarëve të Vettingut
0694505727: Jo, çdo gjë ia kanë sajuar more. Po ta hetojnë rastin…më fal… po ta hetojnë rastin shkojnë në burg, ai Xhekobs ka bërë namin kundër saj, aty flitet bile që e kanë paguar shumë këtë Xhekobsin se ngaqë është drejtuese në Tiranë edhe duan t’ia marrin pozicionin.
0694505728: Po flet ko. Po problemet që i dolën?
0694505727: E ky i imi thotë se s’ka asnjë problem me letrat po Xhekobsi e ka marrë më duket persona, sicc duket s’e do as partia atë.
0694505728: E me se dava maloke është edhe kjo.
0694505727: E mo pikërisht po është maloke, në fakt as mua s’më pëlqen që është e aftë, po do e heqin në Apel, me urdhër të prerë, kanë vënë atë shushkën, atë Rezartën e cila ka marrë urdhër të… të shkarkojë këtë urgjent.
