Tuneli i Llogarasë dhe baza ajrore e Kuçovës, KKT miraton tre lejet për ndërtim

Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) ka miratuar këtë javë tre leje ndërtimi për vepra infrastrukturore.
Në këtë mbledhje të KKT është miratuar leja për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.
“Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë dhe Bashkinë Himarë, me zhvillues Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë” thuhet në njoftim.
Gjithashtu në mbledhje është miratuar edhe leja zhvillimore për rishikimin e projektit për segmentin rrugor të vazhdimit të Unazës së Madhe nga Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, rikualifikimin e Unazës Lindore për lotet 4.5,6, si dhe leja për ndërtimin e bazës ajrore të Kuçovës.
“Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Rishikimi i projektit për segmentin rrugor të vazhdimit të Unazës së Madhe të Tiranës nga Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rehabilitimi i pistës, Baza Ajrore e Kuçovës”, me vendndodhje në Bashkinë Kuçovë, me subjekt zhvillues Reparti Ushtarak 3001” thuhet në njoftimin e KKT.