Biden i përgjigjet kërcënimeve të Putin: Jemi të gatshëm për çdo gjë, Rusia s’duhet të bëjë komente boshe për armët bërthamore

Presidenti i SHBA, Joe Biden i është përgjigjur kërcënimeve të presidentit rus, Vladimir Putin, i cili tha se lufta në Ukrainë të përshkallëzohet në një konflikt bërthamor nëse Perëndimi vazhdon të mbështesë Kievin.
Biden thotë se komentet e Rusisë e shqetësojnë atë “sepse kjo tregon dëshpërimin e Rusisë”.
Por, presidenti amerikan shton: “Askush nuk duhet të bëjë komente boshe për përdorimin e armëve bërthamore”.
Ndër të tjera Biden tha se është i gatshëm për çdo gjë.
Kujtojmë që presidenti Putin kërcënoi duke thënë se fuqitë perëndimore që ndërhyjnë në Ukrainë do të përballen me një “përgjigje të shpejtë rrufe”.