Djali i dëshmorit të UÇK u vra mbrëmë, zemërimi: Babai nuk e dha jetën që t’i vritet djali pabesisht nga dora e shqiptarit!

Rreth 23 vjet më parë, Fazli Hoxha dha jetën si dëshmor në masakrën e Gullbocit dhe pak muaj më pas erdhi në jetë djali i tij që mori emrin e të atit. Por 23 vjet më pas është e trishtë të shohësh se nga dora e shqiptarit vritet pabesisht një student.

Adriatik Hoxha, shkruan në Facebook një mesazh drithërues për këtë ngjarje që ndodhi mbrëmë në Klinë ku familja Hoxhs po hante iftar dhe djali u vra ndërsa 2 vëllezërit e tij u plagosën në atentat të shëmtuar.

“Para 23 viteve Baci Fazli dha jetën për këtë popull dhe këtë atdhe, që gjenerata e ardhshme të jetojnë të lirë dhe pa frikë. Mbas vrasjes së Bacit Fazli, pas disa muajsh u rikthye buzëqeshja në familjen Hoxhaj (lindi një djalë që e pagëzuan me emrin e babait të vrarë në masakrën e Gullbocit).

Por baci Fazli nuk e dha jetën që sot pas 23 viteve t’i vritet djali në pabesi nga dora e shqiptarit. Çdo problem ka një zgjidhje, por jo me vrasje. Mos i gjakos duart sepse do të mallkohesh. Sonte nëna e dikujt vajton, e ti a po ndihesh i qetë? Nesër mund të vajtojë edhe nëna jote andaj STOP VËLLAVRASJEVE.

Mallku qoftë ajo dorë që i mori jetën një djali të ri të etur për dije, student i dalluar, i veçantë në sjellje dhe plot energji për të ardhmen!!

ALLAHU të bashkoftë në xhenet me babin tënd Fazliun që ra shehid për këtë tokë. Do na mungosh gjithmonë Vllaqko”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT