Si duhet lexuar reagimi i Ambasadës Amerikane për “Ballukun”

Nga Orgen Peci

Reagimi i Ambasadës Amerikane për çështjen Balluku ishte një përgjigje tipike diplomatike, që synon të vendosë distancë nga çdo interpretim politik: “pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore” dhe “nuk kemi komente mbi çështjet ligjore në vazhdim”. Në përkthim praktik, kjo do të thotë: “drejtësia duhet të funksionojë vetë dhe ne nuk përzihemi.”

Është një mesazh i koduar për politikën shqiptare që SHBA pret asnjë ndërhyrje në proceset që po zhvillohen.

Por ndërkohë, në terrenin e brendshëm, Kryeministri po mban një linjë komunikimi të përditshme në mbrojtje të Ballukut dhe në kundërshtim me vendimin e GJKKO-së, duke ndërtuar një narrativë politike paralele. Këto reagime, sado të paraqitura si opinione, nuk janë lënie e drejtësisë të flasë vetë.

Aty ku financuesit e reformës thotë “prisni drejtësinë”, Rama në fakt po thotë: “drejtësia ka gabuar dhe unë e di më mirë”. Ai po tenton të ndërtojë një version politik të ngjarjes në mbrojtje të Ballukut, ndërkohë që gjykata ka dhënë masat e saj. Kjo bie ndesh me idenë e ndërhyrjes zero.

Edhe nëse nuk ndikon drejtpërdrejt në vendimet e gjykatës, narracioni i përditshëm politik ndikon opinionin publik, partinë, administratën  pra ambientin rreth procesit. Deklaratat e vazhdueshme në favor të një të hetuare nuk janë neutralitet.

Është e qartë se ka një hendek real mes qëndrimit ndërkombëtar dhe sjelljes së brendshme politike./Dita

Back to top button
LAJMET E FUNDIT