Paul Stronski: Vucici po e kërkon pajtimin e Putinit për marrëveshje me Kosovën

Serbia po e kërkon pajtueshmërinë e Rusisë për marrëveshjen të cilën duhet ta arrijë me Kosovën, ka thënë Paul Stronski, ekspert për Rusinë e Evroazinë të Institutit Carnegie për paqe në Uashington, transmeton Gazeta Metro.

“Kjo ka mundur të jetë temë e bisedës gjatë takimit të kryetarëve të Rusisë e të Serbisë Vladimir Putin dhe Aleksandar Vucic në forumin “Brezi e rruga” në Pekin – para bisedimeve me kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi, liderët e Gjermanisë e të Francës, Angela Merkel e Emmanuel Macron, si dhe ndërmjetësuesen e dialogut të Beogradit e Prishtinës Federica Mogherini dhe zyrtarë të tjerë të BE-së”, ka thënë Stronski në një bisedë për “Zërin e amerikës” në gjuhën serbe.

Kryetari i Serbisë, duke llogaritur në fuqinë e vetos kineze në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pikëpamjen e tij për dialogun me Kosovën ka dashur t’ua preëzantojë edhe kryetari të Kinës Xi Jinping, thotë Stronski.

“Nëse Kosova e Serbia arrijnë marrëveshje, pushtetit serb do t’i duhet ta bindë Rusinë që të pajtohet me atë zgjidhje”, mendon Stronski.

Ai ka shtuar se “aktualisht janë në rritje tensionet nacionaliste dhe kryetari i Serbisë nuk ka dëhsirë të paraqitet sikur me më pak intenzitet angazhohet për interesat nacionale të Serbisë se sa e bën këtë Rusia”.

Stronski mendon se nëse pushteti serb mendon se diçka e tillë është në interesin afatgjatë të Serbisë dhe dhe se këtë, thënë kushtimisht, është e mundur t’ua shesë qytetarëve, atëherë duket se për këtë i duhet mbështetja e Rusisë.

Eksperti i Institutit për paqe Carnegie mendon se “aktualisht duket sikur mes Serbisë e Kosovës do të arrihet një lloj marrëveshjeje”.

“Gjithsesi, duket se dy palët janë më afër marrëveshjes së kurdoherë më parë. Mendoj se sinjale të tulla aktuliasht po vijnë nga paka serbe. Natyrisht, ka ende çështje të hapura me të cilat pushtetet e dy vendeve duhet të merren”. thotë Stronski.

Sipas tij, afërsia mes Rusisë e Serbisë është më shumë mit, se sa realitet./gazetametro.ne

Back to top button
LAJMET E FUNDIT