Nesër Kuvendi i PD, “ankohet” Edi Paloka: Po mërziten njerëzit, s’kemi vend ku t’i akomodojmë ata që dua të jenë të pranishëm

Partia Demokratike, grupimi që mbështet ish-kryeministrin Sali Berisha dhe është quajtur Komisioni i Rithemelimit, do të mbajë nesër Kuvendin Kombëtar.

Në lidhje me këtë deputeti Edi Paloka thotë se i ka gjetur “belaja” se janë shumë ata që duan të marrin pjesë në Kuvend.

Ai me postimin në rrjetet sociale, ironizon Lulzim Bashën duke thënë se ai mori njerëz nga rruga për të mbushur Sallën e Pallatit të Kongreseve.

“Ne 18 dhjetor , L.B dhe ata qe e ndiqnin, morren njerez nga rruga, perfshi dhe socialiste, per te arritur qe te mbushnin sallen e Pallatit te Kongreseve aq sa u bene dhe barcalete me numrin e karrigeve dhe pjesmarresve.

Nderkohe ne na ka gjetur “belaja” se po na merziten njerzit pasi nuk kemi mundesi t’ju plotesojme deshiren per te qene te pranishem, te gjithe atyre qe kerkojne dhe e meritojne te jene ne kete Kuvend qofte edhe me ftese ( sepse numri i delegateve eshte i percaktuar)…!

Megjithate, ata ende vazhdojne e presin qe Rama t’ju ktheje vulen qe tek demokratet e kane humbur perfundimisht”shkruan Paloka.

Më herët është thënë se 1,800 delegatë nga gjithë Shqipëria pritet të vijnë në kryeqytet për të marrë pjesë në Kuvend.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT