“Sot PD po nis te hajë bar”/ Analisti flet “troç”: Vetëvrasje, nuk shfaqet më në horizontin politik

Teksa pritet të fillojë Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, në maratonën që po zhvillohet në Top Neës ka qenë i ftuar analisti politik, Frrok Çupi.
Në fjalën e tij ai ka qenë i prerë dhe i drejtëpërdrejtë, teka është shprehur se sot PD nis ngrënien e barit dhe izolimin total të saj.
Ai ndër të tjera, në fjalën e tij këtë gjë e ka konsideruar një vetëvrasje politike teksa me vullnet të lirë PD zhduket sot nga skena politike dhe rruga e fitores.
“Sot PD po nis te hajë bar, sot fillon izolimi total i kësaj partie.
Madje nuk është korreket të themi PD, duhet të themi më mirë foltore ose Komision i Rithemelimit.
Sot izolohet PD njësoj si u izolua komunizmi ndaj periudhës së hershëm.
Kjo nuk ka më asnjë marrëveshje dhe bashkëpunim me mazhorancën, ligjin. Në këtë mënyrë I mbyllet çdo derë për të shkuar në pushtet, çdo derë për të rimarr fitoren .
Nuk është parë që një përati apo një grupim i caktuar njërëzish të bëj atë që nuk bën askush, diçka që nuk e parashikon ligji, morali apo e mira e vendit.
PD sot hynë në tunel pa dritë dhe pa kthim pas. Ajo hynë sot në tunel dhe nuk shfaqet më në horizontin politik, një vetëvrasje politike.”- tha në studio Frrok Çupi./ Gazeta Shqip