“Kjo parti nuk vdes kurrë”, Berisha i emocionuar mban fjalë në Kuvend: Rilindi përsëri PD

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka mbajtur fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së.

Pas incidenti të sikletshëm ku Berisha u pengua dhe ra gjatë kohës që po ngjitej në skenë, menjëherë mori fjalën dhe konfirmoi se PD është më e fortë se kurrë.

Berisah shtoi gjithashtu se më 11 dhjetor patëm një ditëlindje të dytë si dhe theksoi se kjo parti nuk vdes kurrë, pavarësisht problemeve me të cilat është përballur.

“Jemi sot këtu më të fortë se kurrë më parë. Koha ju thërret ju të çoni përpara kauzën tonë. Me këta delegatë, me drejtimin e ri të PD-së do të bëjmë gjithçka të dalin sa më shumë në krye të kësaj partie, si rruga më e sigurt e fitores së saj.

Demokratët shqiptarë vijnë në këtë kuvend kryelartë me forcë politike, me trashëgiminë e saj. Ajo përmbysi një nga diktaturat më të egra në Europë. Më 11 dhjetor patëm një ditëlindje të dytë, në një kuvend historik, rilindi përsëri PD-ja, kjo parti nuk vdes kurrë, ajo jeton dhe do të jetojë në idealet më fisnike shqiptare”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT