Kadilli-Berishës: Je e shkuara, hap rrugën për një brez tjetër në krye të PD-së

Fatbardh Kadilli ishte sot i vetmi zë kritik ndaj Berishës, i cili ia tha të gjitha në sy, pas lavdeve që mori nga grupi i tij.

Kadilli gjatë fjalës së tij i ka bërë thirrje Berishës që t’i hapë rrugën një brezi të ri.

“Të cilin e dënojmë sot, Bashën e duartrokasim 9 ,muaj më parë. Jemi marrë me blindimin e PD dhe izolimin e partisë, por tregohemi të verbër për blindimin dhe izolimin që ka partia nga qytetarët që kërkojnë ndryshim. Jemi tallur me Bashën në 6 mars, dhe krenohemi me Berishën.

Ky është rreziku që kemi para, t kthet në një parti i30% që tërheq vetëm anëtarësinë, Rrezikohemi të kthehemi në një parti të huaj për gratë e të rinjtë. Nuk po shkëputemi dot nga e shkuara. Berisha kërkon të bëhet kryetar i parisë dhe mbetet për 30 vjet oferta e vetme e partisë. Elita e re drejtuese do jetë ajo që ka qenë. Do jetë dështimi ynë në zgjedhjet lokale dhe ato të përgjithshme.. PD është e 2013, për të koha ka mbetur në vend. Hap rrugën për një brez tjetër në krye të PD”, tha Kadilli.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT