Pak minuta shi bëjnë ‘kërdinë’ në Tiranë, rrugët kthehen në “lumenj” (VIDEO)

Pasditja e së dielës në kryeqytet u përfshi nga reshje intensive shiu.

Kjo bëri, që në pak sekonda disa nga rrugët kryesore të Tiranës të përmbyteshin.

Reshjet kanë vështirësuar qarkullimin në zonën e Unazës së re, pranë ish-uzinës së autotraktorëve.

Po ashtu, “Rruga e Kokonozve” ne kryeqytet është përmbytur, në vetëm pak minuta shi. Kjo rrugë është thuajse e mbuluar nga uji.

Të njëjtin problem ka pasur edhe rruga Xhanfize Keko dhe ngritja e shtratit të lumit Lanë.

Më poshtë Gazeta Shqip ka siguruar pamje nga dy zona të kryeqytetit:

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT