Themeluesi i PD tregon përballjen me Floriana Garon në Kuvendin e Berishës

Ish-anëtari i grupit nismëtar për themelimin e Partisë Demokratike, njëherazi themelues i degës së PD në Lushnje, Arben Sulo, ka rrëfyer një ngjarje me zëdhënësen e Sali Berishës Floriana Garo.
Ai thotë se dje gjatë Kuvendit ajo ka votuar pa respektuar asnjë rregullore.
Qelloi qe ne dhjetoristeve ne Kuvendin e djeshem na kishin caktuar te votonim bashke me grate e forumit, koincidence, a ndoshta qe kemi qene historikisht shume xhentila me femrat, duke filluar nga Azemi, ne Benat e te gjithe.
Deri ketu e thene me humour, po ndersa me Vin Shvarcin, themelues e kontribues prej 32 vjetesh, prisnim me durim radhen prej me shume se gjysme ore, bashke me zoterinj e zonja te tjera, nje zonje e gjate vjen, direkt pa radhe, merr fleten e ne pak minuta voton.
Nuk e njoha menjehere, se tani vone e kam pare ne PD, ishte znj. Floriana Garo.
Me beri pershtypje me thene te drejten, per me teper qe ne USA, akoma me shume ne Zvicer, e respektojne me shume radhen…, por vazhdimi me beri akoma me shume pershtypje….
Nejse, c’est la vie, ju uroj nje fundjave sa me te bukur!