Nesër Zelensky ‘vjen’ në Kuvendin e Shqipërisë/ Ja kur nis seanca parlamentare

Ditën e nesërme pritet që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky t’i drejtohet me një video-mesazh Kuvendit të Shqipërisë.

Deri më tani Zelensky ka komunikuar me disa nga Parlamentet Evropiane, duke i falënderuar për mbështetjen, por duke bërë thirrje për ndihma dhe sanksione më të ashpra për Rusinë.

Seanca parlamentare ditën e nesërme do të ketë një ndryshim në orar, teksa do të zhvillohej në orën 11:00, por është shtyrë për të filluar në orën 13:00.

Tashmë u bënë 3 muaj që prej fillimit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa janë shënuar mijëra viktima, e po ashtu shumë civilë janë detyruar të largohen nga vebndi i tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT