VIDEO/ “Zemra plot”! Rama në Thumanë ndan 150 shtëpitë e reja. Merr pjesë dhe aktori i njohur Mirush Kabashi, batuta me harresën e emrit të kryebashkiakut

Sot në Thumanë u organizua ceremonia për dhënien e 150 shtëpive të reja, të cilat u rindërtuan pas shkatërrimit të tërmetit të 26 nëntorit 2019.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi.

“Zemra plot❤️
📍Thumanë – Kënaqësi të japim në këtë ditë të shenjtë, 150 çelësat për shtëpitë e reja të ndërtuara me kontributin e fondacionit “Firdeus”, në këtë lagje të re, e cila tanimë merr formë të plotë falë një pune të gjatë e plot përkushtim që nga momenti i parë pas tragjedisë🏡🏠🏘
#TëBashkuarJoTëNdarë🤝
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱
#SkaKohëPërPushim🏃‍♀️🏃🏻‍♂️“, shkruan Rama ne rrjetin social!
Ceremonia u moderua nga aktori i njohur Mirush Kabashi, i cili mbajti edhe fjalën përshëndetëse.

Por gjatë falënderimeve, Kabashi harroi emrin e kryetarit të bashkisë Krujë, duke i kërkuar edhe ndjesë. Ky i fundit u ngrit nga karrigia dhe i tregoi emrin e tij.

Mirush Kabashi: Kryetarit të bashkisë…turpi për të gjallët, por nuk ia kujtoj emrin

Kryebashkiaku: Artur Bushi

Mirush Kabashi: Turi, të kërkoj ndjesë. Nuk është e rëndësishme ta mbaj mend unë, e rëndësishme është ta mbajë mend emrin kryeministri, ai të mos e harrojë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT