Çfarë po ndodh me autobusët në Tiranë/ Një skenë tjetër e çuditshme tërheq vëmendjen në kryeqytet (FOTO)

Një tjetër autobus i linjave urbane ka shfaqur probleme në Tiranë, pas dy aksidenteve të ndodhur së fundmi. Në një foto të publikuar nga Syri.net shihet se autobusi ka ndaluar në mes të rrugës.
Dy burra duket se po përpiqen ta shtyjnë atë. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Elbasanit.
Pak ditë më parë një autobus i linjës së Unazës u përplas me një ‘Benz’ dhe të dy mjetet përfunduan në lumin e Lanës.
Të lënduar pati, por ngjarja mund të ishte kthyer në tragjedi. Sot një tjetër urban u përplas me stacionin pranë Bulevardit të ri.