Rusia po përgatitet për një “epidemi kolere”, thotë inteligjenca ukrainase

Në rajonet në kufi me Ukrainën, autoritetet ruse kanë filluar përgatitjet intensive për një epidemi kolere.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat vendase, duke cituar drejtorinë kryesore të Inteligjencës ukrainase.

Sakaq, njoftimi zyrtar nuk përjashton as provokimet në lidhje me përdorimin e armëve biologjike – si shkak për epideminë.

Skautët vunë re se kryemjekja shtetërore e Rusisë, Anna Popova nënshkroi një dekret “Për masat shtesë mbi parandalimin e kolerës”.

Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet masave shtesë parandaluese në rajonet në kufi me Ukrainën: Bryansk, Kursk, Belgorod, Voronezh, Rostov, Krasnodar dhe Krime.

Në veçanti, krerët e departamenteve territoriale të Rospotrebnadzor-it u udhëzuan të përgatisin laboratorë për kërkime mbi kolerën.

“Ndoshta, në fund të majit – fillim të qershorit, udhëheqja e Federatës Ruse mund të përdorë provokime në rajonet në kufi me Ukrainën. Ata do të përpiqen ta kalojnë përgjegjësinë për këtë në Ukrainë, duke e akuzuar atë për ‘përdorimin e armëve biologjike’”, thekson inteligjenca ukrainase.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT