Flamur Noka zbulon “marrëveshjen Rama-Basha” dhe paralajmëron: Nëse zbatohet, do kemi revolucion që do vendosë fatet e qeverisë

Deputeti demokrat Flamur Noka thotë se revolucioni do të vendosë fatet e qeverisë, nëse nis zbatimi i asaj që ai e quajti si një draftmarrëveshje Rama-Basha për reformën zgjedhore.

Noka tha se kjo draftmarrëveshje ka për qëllim të shkatërrojë opozitën dhe të mbajë në pushtet Edi Ramën.

Noka paralajmëroi: “Nëse ky dokument do të fillojë të zbatohet, revolucioni do të fillojë. Revolucioni do të jetë ai që do të vendosë fatet e qeverisë”, tha Noka.

Sipas Nokës, në darftmarrëveshje pika kryesore që bie në sy është ndryshimi i sistemit zgjedhor nga sistem proporcional rajonal, në proporcional kombëtar. Gjithashtu një tjetër pikë është ajo e sistemit të primit me +10 deputetë. Forca politike që del e para në zgjedhje, merr edhe 10 deputetë më shumë.

Sipas këtij drafti, pragu i hyrjes në Kuvend për forcën politike është 3% dhe për koalicionin, 5%. Sa i takon listës së kandidatëve, kjo draftmarrëveshje parashikon që listat të jenë të hapura dhe kandidati që merr një votë më shumë hyn në Parlament, shpjegoi Noka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT