Rusia gati për ndërmjetësim me Ukrainën? Putin pas 2 orësh në telefon me Macron: I hapur për dialog

Presidenti i Rusisë ka zhvilluar së fundmi një bisedë telefonike me homologun e tij, Presidentin francez Macron.

Bëhet me dije se pas bisedës dy orëshe Putin është shprehur se Rusia është ende e hapur për dialog me Ukrainën.

Lajmi është i cituar nga TASS, teksa mësohet ndër të tjera se Putin është shprehur se Europa është duke injoruar krimet e luftës që janë duke ndodhur nga ana e forcave të Kievit.

“Ukraina nuk është gati për negociata serioze për t’i dhënë fund konfliktit me Rusinë. Bashkimi Evropian injoron krimet e luftës të forcave të Kievit”, tha Putin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT