“Edhe kur të mbarojë Xhamia ne prapë në shesh do të falemi”, Hoxha: Xhamia e Namazgjasë nuk i nxë 30 mijë vetë!

Hoxha Justinian Topulli ka thënë se edhe pasi të përfundojë dhe inagurohet Xhamia e Namazgjasë besimtarët myslimanë do të vijojnë të falen në Sheshin Skënderbej për Bajram.

Sipas tij Xhamia edhe pse është e madhe, nuk mund të akomodojë 20-30 mijë persona, duke sqaruaar kështu të gjithë ata persona të cilët kishin menduar se pas përfundimit të Xhamisë së Namazgjasë do të falen aty dhe jo në sheshin Skëndërbej.

Justinian Topulli: Një pjesë e njerëzve kanë menduar se duke u bërë xhamia e madhe në Tiranë, zgjidhet edhe çështja e faljes në Sheshin Skënderbej. Duhet të sqarojmë që Xhamia nuk përmbush nevojën e faljes në shesh të Bajramit. Sepse bajrami falet gjithmonë në shesh dhe nuk ka xhami që i mban 20-30 mijë vetë.

Ylli Rakipi: Më fal, po sheshi i Xhamisë sa është?

Justinian Topulli: Sheshi para Parlamentit.

Ylli Gurra: Sipërfaqja aty është 10 mijë metër katrorë.

Justinian Topulli: Nuk mjafton që të falen 30 mijë vetë.

Ylli Rakipi: Mund të bëhen edhe 50 mijë vetë, por mund të gjendet një mundësi tjetër. Sepse këtu ka tre religjione. Ju jeni më të mëdhenj, por jo të dominoni.

Justinian Topulli: Kush i ka ndaluar bashkësitë e tjera fetare që ti bëjnë në shesh?

Ylli Rakpi: Ata i bëjnë brenda objekteve të tyre. Nejse, problem i diskutueshëm ky.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT