Berisha thirrje për t’i hapur “luftë” Rusisë: Të dëbohet ambasadori, shtetasit rusë dhe mos jepet asnjë vizë

Sali Berisha i ka bërë thirrje qeverisë që të nisë një përplasje diplomatike me Rusinë.

Ish kryeministri shprehet se Shqipëria duhet të dëbojë ambasadën e Moskës në Tiranë, të bllokojë hyrjet e shtetasve rusë dhe të mos japë më asnjë vizë.

Në ftesën e tij drejtuar kryeministrisë, Berisha kërkon një bllokadë totale ndaj Kremlinit si mbështetje për luftën në Ukrainë.

“Këkroj të anulohen vizat për çdo qytetar rus që do të hyjë në Shqipoëri, kërkoj largimin e ambasadorit rus nga Tirana dhe tërheqjen e ambasadorit shqiptar nga Moska. Zvogëlimin në makimum të të gjita marrëdhenieve me Rusinë. Shpreh solidaritetin tim, simpatinë time më të thellë për ukrainënën, presideit dhe popullin e saj.”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT