Ish-drejtori i Armos, kundër Porto Romanos: Rafineria, duhet në Seman të Fierit!

I ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në “Dritare TV”, Nako Petro, ish-drejtori i Armo-s, foli lidhur me opsionin më të mirë të ndërtimit të këtyre rafinerive të hidrokarbureve.
Ai shpjegoi se një ndër opsionet e para ishte Porto Romano por fakti që ishte afër me kompani të vogla prodhuese e bënte të papërshtatshëm.
Një opsion më i mirë sipas tij do ishte Semani, në qytetin e Fierit që të mos prekej dhe ana turistike.
“Që të ndërtosh nje rafineri si ajo që propozon kryeministri do minimalisht 5 vjet. Kanë kapacitete të larta dhe do ndërtohen në buzë të detit. Njëherë është diskutuar për në Porto Romano. Ka qënë një komani shumëkombëshe.
Tani po diskutohet me Azerbajxhanin. Unë them se është e mundur por do kohë. Për mendimin tim ndërtimi në Porto Romano nuk duhet të bëhet.
E mundur do të ishte nga Semani, të ndërtohej në një zonë ku të mos preken pikat turistike. Atje janë zona të hapura, por i rregullojnë. Do jetë një lajm i mirë nëse kjo do të ndodhë”, u shpreh Petro./