PAMJET/ Spektakël i zymtë në Afganistan, 80.000 njerëz mblidhen në stadium për të parë 13 vjeçarin që vr*et burrin që i ekzekutoi gjithë familjen
Tre të shtëna u dëgjuan dhe mijëra njerëz u mbushën me brohoritje në një stadium kriketi pasi një 13-vjeçar ekzekutoi burrin e shpallur fajtor për vrasjen e familjes së tij. Adoleshenti e qëlloi autorin ndërsa turma prej 80,000 personash bërtiste “Allahu Akbar”.
Ekzekutimi publik, që i bën jehonë ditëve më të këqija të sundimit taleban, u krye nga një burrë për të cilin Gjykata e Lartë vendosi se kishte vrarë 13 anëtarë të së njëjtës familje, përfshirë nëntë fëmijë dhe nënën e tyre.
Burri dhe një tjetër u dënuan për hyrjen në një shtëpi familjare në provincën Khost dhe vrasjen e të gjithëve me armë zjarri. Të afërmve të viktimave u ofrua mundësia e faljes dhe pajtimit që do t’i kishte kursyer jetën burrit, por në vend të kësaj kërkuan dënimin me vdekje.
Mujib Rahman Rahmani, një banor i Khostit në stadium, shprehu mbështetje për spektaklin e tmerrshëm. Këto ekzekutime mund të “rezultojnë pozitive” sepse “askush nuk do të guxojë të vrasë askënd në të ardhmen”, tha ai.
Talebanët kishin ndaluar të gjitha telefonat me kamera të hynin në stadiumin në lindje të vendit. Gjatë sundimit të tyre të mëparshëm të Afganistanit në fund të viteve 1990, talebanët kryenin rregullisht ekzekutime publike, rrahje me kamzhik dhe vrasje me gurë.
Sundimtarët talebanë të Afganistanit kanë imponuar një interpretim të rreptë të ligjit të Sheriatit, i cili ka përfshirë rikthimin e ekzekutimeve publike, si dhe ndalimin e grave dhe vajzave afgane nga shkolla e mesme dhe arsimi universitar, si dhe nga shumica e formave të punësimit.
Ndëshkimi trupor — kryesisht rrahja me kamzhik — ka qenë i zakonshëm nën autoritetet talebane dhe është përdorur për krime duke përfshirë vjedhjen, tradhtinë bashkëshortore dhe konsumimin e alkoolit.