BE gati “goditjen fatale” për Rusinë/ Nga embargo ndaj naftës te krimet e luftës, ja lista e sanksioneve

Pas shumë diskutimesh dhe insistimesh nga ana e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, duket se Evropës po shkon drejt vendosjes së një embargoje për naftën ruse.

Bashkimi Evropian pritet të publikojnë një paketë të re sanksionesh me qëllim frenimin e Vladimir Putinit dhe përpjekjet e tij për pushtimin e Ukrainës. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dha më shumë detaje rreth masave, ndërsa theksoi se do të ketë një ndalim të plotë të naftës ruse brenda 6 muajsh.

“Ky do të jetë një ndalim i plotë i importit për të gjithë naftën ruse, në det dhe tubacione, të papërpunuar dhe të rafinuar. Ne do të sigurohemi që të heqim dorë nga nafta ruse në një mënyrë të rregullt, në një mënyrë që na lejon ne dhe partnerët tanë të sigurojmë rrugë alternative të furnizimit dhe të minimizojmë ndikimin në tregjet globale. Kjo është arsyeja pse ne do të heqim gradualisht furnizimin me naftë ruse bruto brenda gjashtë muajve dhe produkteve të rafinuara deri në fund të vitit.”- deklaroi ajo.

Që masat të miratohen kërkohet një unanimitet votash nga 27 vende, dhe tashmë Sllovenia ka dalë kundër këtij vendimi. Masat e tjera kundër Rusisë përfshijnë:

-Bërja e një liste me oficerët e lartë ushtarakë dhe individë të tjerë që akuzohen për kryerjen e krimeve të luftës në Bucha dhe ata që janë përgjegjës për rrethimin e Mariupolit

-Ndalimin e tre transmetuesve shtetërorë rusë nga transmetimet e BE-së.

-Dëbimin e SberBank, deri tani banka më të madhe të Rusisë, nga sistemi i pagesave Swift, së bashku me dy banka të tjera të mëdha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT