Dëshmitë rrëqethëse/ Jo vetëm gratë, edhe djemtë e burrat në Ukrainë janë përdhunuar nga ushtarët rusë

Janë të shumta rastet e grave dhe vajzave ukrainase që kanë rënë pre e përdhunimeve të ushtarëve rusë gjatë luftës. Por, Kievi zyrtar po raporton se edhe burra dhe djem kanë rënë pre e abuzimit.

“Kam marrë raporte, ende të pa verifikuara në lidhje me rastet e dhunës seksuale ndaj burrave dhe djemve në Ukrainë ,” tha Pramila Patten, përfaqësuesja speciale e OKB-së për dhunën seksuale në luftë, në një konferencë shtypi ditën e djeshme.

Patten shtoi se identifikimi i këtyre rasteve është tepër i vështirë pasi meshkujt e abuzuar nuk e raportojnë dhunën.

 “Është e vështirë për gratë dhe vajzat të raportojnë përdhunimin për shkak të stigmës midis arsyeve të tjera, por shpesh është edhe më e vështirë për burrat dhe djemtë të raportojnë. Ne duhet të krijojmë atë hapësirë të sigurt për të gjitha viktimat që të raportojnë rastet e dhunës seksuale.”- shtoi ajo.

Ajo paralajmëroi se dhjetëra raste të dhunës seksuale që janë nën hetim deri më tani “paraqesin vetëm majën e ajsbergut”, pasi ajo u bëri thirrje të mbijetuarve të dalin përpara dhe komunitetit ndërkombëtar të gjejë autorët dhe t’i mbajë ata përgjegjës.

Prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova, tha të martën se zyra e saj kishte mbledhur raporte për dhunë seksuale nga trupat ruse kundër burrave dhe grave të të gjitha moshave, nga fëmijët e deri te të moshuarit.

Duke folur në një konferencë shtypi në periferinë e shkatërruar të Kievit, Irpin, e po ashtu në një grup qytetesh të vogla, emrat e të cilëve janë bërë sinonim i krimeve të luftës ruse, Venediktova tha se Moska e kishte përdorur përdhunimin si një strategji të qëllimshme.

“Kjo është, sigurisht, për të trembur shoqërinë civile … për të bërë gjithçka për të detyruar Ukrainën tëkapitullojë.“- tha ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT