Shqipërisë nuk i hyn në punë, Greqia ndërton terminal gazi për të furnizuar vendet e Ballkanit

Greqia ka inaguruar sot ndërtimin e një terminali për gazin e lëngshëm natyror në Aleksandrupoli, i cili do të furnizojë vendet e Ballkanit.
Në cermoninë e inagurimit morën pjesë: Presidenti i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, si dhe kryeministrat e Greqisë, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë, si dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.
Ky terminal i ri do të shërbejë për të transportuar gazin grek drejt vendeve të tjera të rajonit, me qëlim që këto shtete të mos jenë të varura nga furnizimet ruse.
Por nga ky projekt i cili do të nisë në dhjetor 2023 dhe do të kushtojë rreth 394 milionë euro, Shqipëria nuk përfiton asgjë dhe nuk do të furnizohet me gaz nga shteti fqinj.