Peleshi publikon videon: Policia ushtarake u bashkohet vendeve aleate në stërvitjen e përbashkët “Swift Response-22”

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dije se prej disa javësh efektivët e Policisë Ushtarake, zhvilluan stërvitjen paradislokuese, për t’u bashkuar më pas me kolegët e vendeve aleate dhe partnere në stërvitjen “Swift Response-22”, e cila do të zhvillohet në Maqedoninë e Veriut.

Peleshi thotë se kjo stërvitje shumëkombëshe vjen në kuadër të “Defender Europe 2022”.

“Prej disa javësh, efektivët e Policisë Ushtarake zhvilluan stërvitjen paradislokuese, për t’u bashkuar më pas me kolegët e vendeve aleate dhe partnere në stërvitjen “Sëift Response-22”, e cila do të zhvillohet në Maqedoninë e Veriut.

Kjo stërvitje shumëkombëshe vjen në kuadër të “Defender Europe 2022”, dhe si çdo vit, efektivët e Policisë Ushtarake demonstrojnë ndërveprushmërinë me koleget e tyre”, shkruan Peleshi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT