VIDEO/ Sërish zjarr misterioz në Rusi, pamjet bëjnë xhiron e rrjetit, ja dyshimet e para

Një tjetër zjarr misterioz ka shpërthyer në një zonë industrial ruse, teksa pamjet e publikuara në rrjetet sociale kanë bërë xhiron e rrjetit.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se një zjarr misterioz ka shpërthyer sot në një zonë industriale ruse, mes dyshimeve në rritje që Ukraina po synon infrastrukturën ruse.

Mësohet se zjarri më i fundit shpërtheu në lindje të Moskës, në një seri incidentesh të dyshuara sabotazhi të raportuara brenda Rusisë gjatë javëve të fundit.
Pamjet u shfaqën nga një zjarr i madh në zonën industriale Dzerzhinsky në rajonin e Nizhny Novgorod.

Spekulimet se Ukraina është përgjegjëse për zjarret janë shtuar që nga fillimi i ‘aksidenteve’, megjithëse Kievi nuk ka marrë përgjegjësinë.

Mbi një duzinë zjarresh në Rusi janë raportuar që nga fillimi i agresionit në Ukrainë, me numrin e incidenteve në rritje gjatë javëve të fundit pasi Rusia po humbet terren në Ukrainën Perëndimore.

Vetëm dje u raportua për një zjarr në një magazinë botuese katërkatëshe pro-Kremlinit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT