VIDEO/ “Shqiponja kuqezi” hyn në fushë dhe ndërpret ndeshjen e gjysmëfinales mes Real dhe Cityt

Ndodh në gjysmëfinalen e dytë të Champions League mes Real Madrid dhe Manchester Cityt.

90 minutat e rregullta përfunduan me rezultatin 2-1 dhe sfida shkoi me shtesa. Në fillimin e tyre ndeshja u ndërpre dhe shkak u bë një tifoz me flamurin shqiptar i cili “pushtoi” fushën.

Gjithçka zgjati për disa sekonda dhe takimi vazhdoi në normalitet më pas. Takimi është në rezultatin 3-1 për Real Madrid, kur kanë mbetur disa minuta nga fundi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT