Video/ Ky është momenti kur krenaria e tankeve ruse me vlerë 5 milionë euro, hidhet në erë

Ky është momenti kur trupat ukrainase shkatërrojnë një prej tankeve më të përparuara të Rusisë, të cilët janë të mbrojtur nga një armaturë e posaçme reactive.

Armatura e T-90M është e projektuar të shpërthejë kur qëllohet duke zvogëluar fuqinë depërtuese të predhës.

Tanku është gjithashtu i pajisur me një sistem automatik mbrojtjeje I cili qëllon granata tymuese kur vihet në shënjestër me lazer nga predhat që pritet ta qëllojnë.

Megjtihatë ushtria ukrainase nxorri disa filmime me dron të një njësie tankesh ruse që solli shkatërtrimin e tnkut me vlerë mbi 5 milionë euro si dhe në atë të një sistemi raketash të shumëfishta termobarike.

Ushtria ukrainase tha se sulmi ndodhi në rajonin Kharkiv Oblast të Ukrainës veri-lindore.

Oficerët e inteligjencës identifikuan grupe të pajisjeve ruse dhe u koordinuan me trupat tokësore për të kryer një seri sulmesh, duke shkatërruar dy tanke dhe dy MTLB (mjete transporti ruse).

Komanda e Forcave të Operacioneve Speciale (SSO) të Forcave të Armatosura të Ukrainës (AFU) tha të hënën se: “Lëvizja e Rezistencës e SSO të Ukrainës po funksionon. Në rajonin e Kharkiv, gjatë operacioneve të zbulimit, ushtarët tanë zbuluan grupe të pajisjeve të armikut, duke përfshirë automjete të blinduara rëndq dhe të blinduara lehtë.”

Ata shtuan: “Një orë pasi u përcaktuan objektivat prioritare për goditjen, ushtarët e Lëvizjes së Rezistencës koordinuan një njësi të njërës prej brigadave të artilerisë dhe përqëndruan zjarrin ndaj objektivave të armikut”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT