“Do e ruajmë PD-në”, Bardhi: Presidentin e zgjedhim ne, jo Murrizi e Jozefina

Në selinë e Partisë Demokratike është zhvilluar pasditen e sotme mbledhja e Grupit Parlamentar, drejtuar nga kryetari në detyrë Enkelejd Alibeaj.

Mbledhja ku do të diskutohet për zgjedhjen e Presidentit të ri, përveç mungesës së 45 deputetëve, është shoqëruar me diskutime të forta midis 22 të pranishmëve.

Pavarësisht temës së ditës, vëndin kryesor në diskutime e ka zënë përplasja që PD zyrtare ka me grupin e “Rithemelimit”, të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Përgjatë saj ka qenë deputeti Gazmend Bardhi, i cili ka kërkuar nga të pranishmit në mbledhje që të punojnë për të mos përçarë partinë dhe të injorojnë sulmet e përditshme nga grupi i Berishës.

“Të propozojmë kriteret dhe procedurat. Ne duhet të vazhdojmë me opozitën. Dhe mos te kompleksohemi se një grup i Berishës na sulmon. Ne nuk ju përgjigjemi me të njëjtën gjuhë për të ruajtur PD. Ne jemi ruajtur mos ta përçajme PD”, është shprehur Bardhi.

Sipas ish-Sekretarit të Përgjithshëm të PD, strukturat dhe deputetët pro-Alibeajt janë duke u sulmuar në mënyrë që të mos marrin pjesë në procesin e zgjedhjes së Presidentit.

“Na sulmojnë sot që mos të marrim pjesë te Presidenti. Ata që deri dje thonin përse bojkotoni. Pra kuptohet kush ka qenë pas bojkotit deri dje. Presidentin e zgjedh parlamenti dhe vendos grupi parlamentar. Nuk vendos Jozefina Rudina dhe Murrizi, në Këshill Kombëtar”, ka deklaruar ai më tej.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT