Politikania ukrainase: Një tradhtar futi rusët brenda fabrikës së çelikut

Sipas një politikane ukrainase pushtimi i Mariupolit nga forcat ruse do të ishte shkatërrues. Duke folur në një program në BBC, kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrimin e Ukrainës në BE, Ivanna Klympush-Tsintsadze tha se sulmi i Rusisë ndaj fabrikës së çelikut Azovstal nga toka e ajri, do të ishte padyshim shkatërrues dhe i dhimbshëm.
Klympush-Tsintsadze tha se forcat ruse janë përpjekur të futen brenda fabrikës së çelikut përmes tuneleve nëntokësore “duke gjetur një spiun” për t’u treguar atyre rrugën.
“Do të ishte shkatërruese dhe e dhimbshme për ne. Por jemi të vendosur të marrim kontrollin e të gjithave territoreve tona”, tha Tsintsadze.
Ka disa sugjerime se ushtarët rusë janë tashmë brenda fabrikës, por është e paqartë se sa të sakta janë këto raporte. Klympush-Tsintsadze shtoi se Ukraina “po pret që të ndodhë një mrekulli” për evakuimin e civilëve.
Rusia njoftoi vendosjen e një armëpushimi për evakuimin e civilëve nga fabrika e Azovstal. Por sipas politikanes, Rusia ka prishur marrëveshjet, por se do të ishte “një mundësi e madhe për të shpëtuar jetën e civilëve të tjerë”.