Vulin: Serbia nuk do të rrijë duarkryq nëse krijohet ‘Shqipëria e Madhe’
Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Serbisë Aleksandar Vulin paralajmëroi se nëse bota nuk ndalon krijimin “Shqipërisë së Madhe” do të ketë fatkeqësi në Ballkan, transmeton Gazeta Metro.
Aleksandar Vulin Ministër i Mbrojtjes së Serbisë, tha për median ruse se nëse lejohet të zgjidhet çështja e shqiptarëve atëherë duhet lejuar edhe serbëve ta zgjidhin të tyren.
Këmishëziu Aleksandar Vulin i ftuar nga kolegu i tij Ministri i Mbrojtjes së Rusisë Sergei Shoigu, në konferencën e tetë për siguri në Moskë, ku për median ruse deklaroi se bota e posaqërisht fuqitë e mëdha si Rusia, duhet të vetëdijësohen se po krijohet ‘Shqipëria e madhe’.
Sipas patetikut Aleksandar Vulin të gjithë shqiptarët përveq dy komunave në Serbi janë nën ombrellën mbrojtjese të paktit të NATO’s. Ai shtoi se atëditë që edhe “Maqedonia Veriore të anëtarësohet në NATO, të gjtihë shqiptarët do të jetojnë nën një mjedis mbrojtës të veqantë. Ata po kërkojnë edhe formalizimin e territorit të tyre me kufij, ndërsa të gjitha vendet që kufizohen me ta po heshtin”.Aleksandar Vulin vazhdoi me paranojën e tij edhe për Malin e Zi, duke u shprehur se ata shpesh e sulmojnë Serbinë, por jo ‘Shqipërinë e Madhe’ e cila do të që të marrë pjesë të territorrit.
Sipas Vulin edhe Maqedonia Veriore në atë rrugë po shkon “ku edhe ata do ta sulmojnë Serbinë, ata e pranojnë Kosovën pa kurrëfarë problemi, a gjysma e territorrit të tyre po i shkon Shqipërisë së madhe”. Vulin e mbylli duke u ankuar se të gjithë po heshtin vetëm Serbia jo./gazetametro.net