Berisha zyrtarizon kandidaturën: Do bëhem kryetar i PD, do sjell ndryshimin për shqiptarët 1 minutë e më parë

Sali Berisha ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike.
Ai thotë se ndryshojë jetën e shqiptarëve sa më shpejt.
“I kam plotësuar dokumentet, do t’i dorëzoj e do t’u drejtohem shqiptarëve në mënyrën më besimplotë se kandidoj si dëshmi e respektit e dashurisë, e pasionit tim për të ndryshuar për mirë jetën e tyre.
Nuk pajtohem me situatën që shqiptarët janë shndërruar në një komb që lindin fëmijë për emigracion.
Do të jem lider referndar, i zgjedhur me referendum popullor, nuk ka garë më të fuqishme se kjo.
Nëse të tjerë nuk marrin përsipër të kandidojnë për arsyet e tyre, i garantoj për një garë të ndershme e transparente.
Mbetet referendumi, më 22 maj në qoftë se zgjidhem me një referendum të mbarë demokratëve, nëse nuk zgjidhem i nënshtrohem verdiktit të tyre.”