BE gati të godasë Putinin aty ku i dhemb më shumë: Radhën e ka gjimnastja simpatike

Bashkimi Europian nuk ka ndërmend t’i ndahet goditjeve të njëpasnjëshme që po i jep Presidentit rus, Vladimir Putin.

E dashura e pretenduar e liderit rus, Alina Kabaeva, i është shtuar paketës së gjashtë sanksioneve që po shqyrtohen nga BE.

Edhe pse jeta private e Putin është munduar të ruhet, zërat për një lidhje me Alina Kabaevan nuk kanë reshtur. Putin fillimisht e mohoi këtë, por raportet thonë se ajo ka sjellë në jetë fëmijët e tij.

Dy burime raportuarn për BBC në Bruksel se ajo është në listën e sanksioneve të Komisionit Evropian. Kjo për shkak të rolit të saj si kryetare e Grupit Kombëtar të Medias të Rusisë, një perandori televizive dhe mediatike me zotërime në kanale dhe faqe interneti të ndryshme.

Shtetet e Bashkuara tashmë kanë vënë në shënjestër pasuritë e dy prej vajzave të Putinit në martesën e tij të parë, por nuk kanë vepruar kundër Kabaevës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT