U zgjodh kryetar i Këshillit Kombëtar, Paloka: Nesër protesta para komisariateve në të gjithë vendin

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, falenderoi deputetët që i besuan votën për t’u rizgjedhur në krye të Këshillit.

Ai tha se Këshilli Kombëtar është organi më i lartë që merr vendime të rëndësishme në PD.

Paloka u tha gazetarëve se në këtë mbledhje u morën disa vendime, ku veçoi se ditën e nesërme do të mbahet një protestë e heshtur para komisiariateve në Tiranë dhe rrethe ndaj aktit të rëndë në Kavajë, ku u gjet i vdekur  31 vjeçari Ilvi Meta.

Paloka: I falenderoj për mbështetjen  që më dhanë për t’u rizgjedhur si kreu i Këshillit Kombëtar të PD. Por më të rëndësishme ishin vendimet që  u morën. U miratua rtezoluta për procesin e zgjedhjes së presodentit, ku përcaktohet edhe qëndrimi që duhet të mbajë Grupi. Këshilli Kombëtar është organi më i lartë që merr vendime të rëndësishme. Një tjetër vendim që u mor është se  nesër do të ketë një protestë para komisiariatve për aktin e rëndë, ku një i ri u gjet i vdekur në qelin e komisiariatit të Kavajës., Ky është një akt i rëndë që bën përgjegjës Qëeverinë dhe nuk ështrë akt i vetëm. Nesër në orën 8 para komisiariateve. Do të ketë një protestë të heshtur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT