Ish-presidenti ngre ALARMIN: Serbia po armatoset, duhet të bëjmë të njëjtën gjë bashkë me Kosovën!

Ish-presidenti Alfred Moisiu në intervistën e dhënë për gazetarin Dritan Hila, në Shqip në Dritare TV, u shpreh se Shqipëria dhe Kosova në strategjinë e tyre të mbrojtjes ushtarake duhet të shihen bashkë, pasi ato janë një komb i vetëm.

Moisiu tha se i bënte pështypje armatosja e Serbisë dhe tha se edhe ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë.

“Unë shikoj që Serbia po armatoset. Pse po armatoset? Nga kush do mbrohet? Vendet janë anëtare të NATOS. Edhe Kosova që nuk është anëtare është brenda. Por Serbia diçka ka menduar. Edhe ne duhet të mendojmë seriozisht. Edhe shteti i Kosovës. Duhet të kemi një politikë të parbashkët mbrojtje, jemi i njëjti komb. Strategjinë për mbrojtjen e vendit Shqipëria duhet ta bëjë së bashku me Kosovën. Ne vërtet jemi dy shtete, por jemi i njëjti komb. Ne kemi të njëjtat probleme të vjetra. Republika e Shqipërisë dhe e Kosovës duhet të punojnë për mbrojtjen e tyre. Duhet të mblidhen dhe të gjykojnë se çfarë duhet bërë. Me një batalion nuk zgjidhet gjë”,-u shpreh ish-presidenti Moisiu./M.K/dritare.net

Back to top button
LAJMET E FUNDIT