Albanologu Palnikaj: Jo-katolikët nuk e zbatojnë Kanunin por janë më parimorë!

Në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila ishte i ftuar albanalogu Mark Palnikaj për të folur lidhur me Kanunet që ekzistojnë në vendin tonë dhe si e kanë rregulluar ato jetën edhe në momente kur shteti nuk ka qenë ekzistent.

Albanologu tha se Kanuni është zbatuar deri në mesjetë dhe ka qënë rregullator i malësisë katolike. Megjithatë ai tha se edhe pse nuk zbatohet nga jo-katolikët ata kanë norma parimore shumë te larta por nuk përdorin të njëjtin Kanun.

“Kanuni është një rregullator kryesisht në një pjesë të malësisë katolike. Jo katolikët e përmendin shpesh por nuk është se e zbatojnë megjithatë kanë më shumë norma dhe janë më parimorë, ç’është e vërteta. Jo katolikët kanë norma shumë të mira por nuk e kanë Kanunin. Kanuni deri në vitin 1894 është zbatuar që nën mesjetë. Të njohura, të shkruara dhe të publikuara kemi Kanunet e Shkodrës dhe ngjajnë shumë me ligjet moderne të 2022 në Gjermani dhe në Angli. Është edhe Kanuni i Drishtit por ai është më shumë fetar. Kanuni i Shkodrës është më popullor, megjithatë nuk e ka gjakmarrjen”, u shpreh Palnikaj.+

Back to top button
LAJMET E FUNDIT