Pas Berishës/ Rama i vë emrin “gjahut” të radhës: Jo veç unë, por e gjithë Shqipëria e do atë para SPAK

Sali Berisha nuk është i vetmi person që kryeministri Edi Rama do para drejtësisë.

Tani radhën e ka presidenti Ilir Meta, për të cilin u shpreh se e gjithë Shqipëria e do që të përballet me drejtësinë dhe SPAK. Në fjalën e tij, në Asamblenë e PS-së, Rama mori shembullin e hetimit të gjyqtarit Ardian Dvorani nga SPAK, ndërsa shtoi se po ky organ kishte lënë pas dore çështje të tjera më të rëndësishme.

“E dini ju që SPAK ka pasur shpejtësinë e rrufeshme dhe gatishmërinë për të vepruar minutë për minutë që të bllokojë Ardian Dvoranin. Njeriun e dekoruar nga DASH.

A thua se ishte i koordinuar si sahat zviceran me atë zotërinë që do largohet nga zyra e presidentit të republikës. Çështjen e tij procesi e shfryu si flluckë sapuni. Sa gjykatës e prokurorë të nxjerrë nga Vettingu do ishin sot në burg? Se u bë kohë që peshkaqenët Vettingu i ka flakur jashtë, ku janë sot? Janë në punën e tyre, asnjë gjemb nuk i ka hyrë në këmbë.

BE ia ka lënë me shkrim që të merret me ta. Kur të ulemi me ta, do na thonë na tregoni pak sa keni çuar në pranga? 0. Kampioni i kundër-korrupsionit me vulë dhe me firmë nga DASH (DVORANI) është futur në hetim nga SPAK, për denoncimi të atij që jo unë po gjithë Shqipëria mezi pret ta shohë para SPAK, Ilir Metës. Po si qenka kjo kaq e përmbysur?,”- u shpreh Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT