Përplasi familjen me foshnjën 3 muajsh, Ajas Sulejmani ishte nën efektin e drogës

Ajas Sulejmani, 39-vjeçari që përplasi familjen në  mes të rrugës te vijat e bardha, ka rezultuar pozitiv në testin e drogës.

‘Në lidhje me aksidentin e ndodhur në Rrugën e Kavajës, ku një automjet me targa të huaja aksidentoi një çift dhe fëmijën e tyre të vogël, ju informojmë se: Pas kryerjes së testit të drogës, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S., ka rezultuar se drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.’- njofton policia.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT