“Kryqëzata” e Putin/ Të trembur dhe të lodhur, rusët detyrojnë fëmijët të marrin pjesë në luftë

Në disa foto të publikuara nga Media bjelloruse “Nexta” duken pamjet e dy fëmijëve të veshur me uniformat e ushtrisë ruse, të cilat mesa duket tregojnë faktin se ushtria ruse po i përdorë dhe fëmijët për të luftuar në Ukrainë.

Sakaq, pesëdhjetë gra, fëmijë dhe të moshuar u arritën të evakuoheshin nga fabrika e çelikut “Azovstal” në Mariupol.

Banorët e Mariupolit nuk mund të shkonin pranë rrugës së kthimit pranë “Port City”, për shkak se Rusia ka shkelur armëpushimin.

“Unë sinqerisht i kërkoj falje banorëve të Mariupolit që pritën më kot autobusët e evakuimit sot. Ne do ta bëjmë këtë nesër. Ne mblidhemi pranë Port City në orën 17:00”, njoftoi Zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereschuk./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT