U aksidentuan nga “G-Class-i”, ja si është gjendja shëndetësore e çiftit dhe foshnjës

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e sotme në Tiranë ku Ajas Sulejmani përplasi një çift dhe foshnjën e tyre 3-muajshe teksa ishin duke kaluar në vijat e bardha.
Menjëherë Arjan dhe Vilma Konomi dhe foshnja e tyre u dërguan drejt spitalit të Traumës, ndërkohë autori i ngjarjes pak më herët u vu në prangat e policisë.
Burime nga spitali bëjnë me dije se fatmirësisht gjendja shëndetësore e foshnjës është e stabilizuar, ndërda çifti bashkëshortëve janë diagnostifikuar me politraume.
Policia më herët bëri me dije se 39-vjeçari, Ajas Sulejmani, është shoqëruar disa herë në polici për shkelje të kodit rrugor.
Ai ishte ndëshkuar 8 herë brenda një periudhe të shkurtër për shkelje të ndryshme si shkelje semafori apo mosvendosjen e rripit të sigurimit.
Tre javë më parë ai ishte shoqëruar për verifikim në Komisariatin e Policisë Rrugore në Tiranë.
Sulejmani shkeli semaforin e kuq ditën e sotme, duke ngarë makinën në një rrugë urbane pranë Kompleksit Delijorgji, me mbi 90 kilometra në orë. Ai gjithashtu ishte pa patentë dhe u largua nga vendi i ngjarjes pas aksidentit të rëndë dukë lënë të shtrirë në mes të rrugës çiftin dhe foshnjën.