Në prag të sezonit turistik, Rama “peshkon” turistët, publikon foto nga “Rana e Hedhun”: Shqipëria e bukur

Në prag të çeljes së sezonit turistik kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga “Rana e hedhun” në Shëngjin.
Krah fotos kryeministri shkruan se “Rana e hedhun” është një nga plazhet më magjepsëse të Mesdheut ku dunat ranore dhe kaltërsia e detit krijojnë harmoninë perfekte të paqes, duke i bërë kështu thirrje turistëve që të vijnë të pushojnë në Shqipëri.
“Rana e hedhun” në Shëngjin, një nga plazhet më magjepsëse të Mesdheut, ku dunat ranore dhe kaltërsia e detit krijojnë harmoninë perfekte të paqes”, shkruan kryeministri.